Haziri uron pavarësine SHBA-ve: Faleminderit që na ndihmuat të çlirohemi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e shënimit të 245 vjetorit të Pavarësisë.

Postimi i Hazirit:

4 Korriku, dita e vendit më të lirë në botë dhe mikut më të madh të Kosovës. Ju faleminderit që na ndihmuat të çlirohemi dhe ta shijojmë lirinë.

E falënderoj, gjithashtu, çdo ushtar amerikan që po e ruan paqen, çdo misionarë që përmes USAID dhe organizatave tjera amerikane, po na ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë dhe njohjes sonë.

Ju faleminderit që po e ndihmoni Gjilanin në vazhdimësi përmes USAID në programe të zhvillimit infrastrukturor, në arsim, dialogun me shoqërinë civile, përfshirjen e komuniteteve, transparencën e llogaridhënien etj.

Urime çdo amerikani dhe çdo shqiptaro-amerikani që bënë aq shumë për Kosovën dhe atdheun!