Miqtë kërcënojnë dhëndrin, ia marrin gruan dhe fëmijtë
Një burrë nga Vushtrria është kanosur nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij.
Sipas tij, ata kanë qenë të armatosur dhe ia kanë marr me vete gruan dhe fëmijët e saj.
“Vushtrri 04.07.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, ata kanë qenë të armatosur dhe pasi që ai është larguar, të dyshuarit kanë marr me vete motrën e tyre dhe fëmijët e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

