Dedikimi prekës i prindit për djalin e humbur: Thonë se engjujt nuk jetojnë në tokë

Rinor Bunjaku ndërroi jetë tragjikisht para tri vitesh. Babai Fatmiri e ka rikujtuar sot të birin, në ditëlindjen e tij, me një dedikim prekës, shkruan Mediafokus.info

“Thonë se engjujt nuk jetojnë në tokë”, ka shkruar Fatmiri.   

Urime ditëlindja Rinori jem. Ditëlindja e 3 që s`jemi bashkë. Ti po e feston me engjuj atje lart, e unë pa ty këtu te i njëjti vend ku më është bërë si shtëpi e dytë. Tash ke edhe një motër, por ti nuk arrite me e njoft. Thonë se shpirti më i mirë e ka jetën e shkurt. Thonë se Zoti merr njerëzit e mirë. Thonë se engjujt nuk jetojnë në tokë. Krejt këto çka thonë, ti i ke pasur Rinori jem. Festoje ti me engjuj ditëlindjen e neve gjithmonë ke me na pas me zemër atje lart. Të don babi shumë-shumë Rinori jem i mirë.

Gjyshi Sabriu, vitin e kaluar ka ndërtuar një urë në bjeshkët e Prevallës, në shenjë kujtimi për Rinorin.

“E kjo urë është thjeshtë një dhuratë e vogel që unë ndërtova për ty, të të tregoj se sa shumë të duam dhe na mungon. Çdo njeri që kalon aty me thotë ‘’Rinori nuk ka vdekur, ai është në mesin tonë, nje engjull qe do te kujdeset gjithmon për neve”, kishte thënë gjyshi Sabri Bunjaku./Mediafokus.info.