Një i vdekur dhe nëntë raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar një viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa janë shëruar 8 persona. Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima. 105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus.