Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” – kamioni ndahet në dysh
Në orët e pasdites, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një aksident i rëndë.
Sipas disa fotografive, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet një kamion i cili ka dalë krejtësisht në korsinë tjetër të rrugës dhe është ndarë në dysh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet e policisë dhe po merren me rastin.
Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë automjetesh.
Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk dihet zyrtarisht nëse ka të lënduar.
Lidhur me rastin Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por momentalisht nuk ka marrë përgjigje.


