Turqia kaplohet nga zjarre masive, dyshohet për komplot

Turqia është përfshirë nga një zjarr shkatërrues. Teologu dhe opinionisti Mustafë Bajrami thotë se ky është zjarri më i madh që ka kapluar Turqinë në 100 vjetët e fundit.

‘Gjashtë qytete janë evokuuare e dhjetëra fshatra janë zbrazur. Vetëm në Antalya dhe rrethinë deri më tani janë djegur 2300 shtëpi e ndërtesa të tjera.

52 helikopterë të ndryshëm janë duke hedhur ujë mbi zjarret që dyshohet se janë komplot terrorist.

4200 personel me 260 makina zjarrfikësh po ballafaqohen me zjarrin shkatërrues të paparë deri në tani në rivierën turke.

Thuajse në të gjitha qytetet e Turqisë po lajmërohen e regjistrohen vullnetarë për të shkuar në “luftë” kundër zjarrit.

Turqia dhe populli turk qe dy ditë po ballafaqohet me njërën prej katastrofave më të mëdha në dekadat e fundit.

Pamjet që vijnë nga andej janë rrënqethëse, ndërsa numri i viktimave sa shkon e shtohet’ – shkruan Bajrami.