NASA publikon fotografi të zjarreve masive në Turqi

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Kozmike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) ka publikuar imazhe satelitore të zjarreve në pyjet e Turqisë.

Fotografitë tregojnë se sa të fuqishme ishin zjarret me të cilat po përballet Turqia akoma, ndonëse një numër të madh të vatrave, tashmë i ka marrë nën kontroll.

NASA ka publikuar fotografi të zjarreve në Antalia, të bëra nga sateliti “Landsat 8”, i cili më 31 korrik ishte në orbitë për të filmuar zhvillimet në të gjithë rruzullin tonë.

Agjencia tha se 130 zjarre pyjore kanë ndodhur në Turqi brenda një jave, zjarre këto më të madhat që janë parë në vend viteve të fundit.