Pritjet në Merdare shkojnë deri në 60 minuta
Pritjet në dalje nga Kosova, në pikën kufitare të Merdarës, po vazhdojnë edhe sot, derisa një numër i madh mërgimtarësh po kthehen drejt vendeve perëndimore, pas pushimeve në vendlindje.
Referuar të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Mendare pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 50 deri në 60 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 700-800 metra.
Ndërkaq, pritje deri në 10-15 minuta ka edhe për të hyrë në këtë pikë kufitare, nga ana tjetër.
Ndërkohë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë deri 15 minuta, kurse për hyrje këndej deri në 5 minuta./Mediafokus.info

