Ka ndërruar jetë Ali Klaiqi

Ka ndërruar jetë në Gjilan, Ali Klaiqi, një familjar e një qytetar shumë i respektuar i këtij qyteti. Lajmin për vdekjen e Klaiqit e kanë dhënë familjarët.

“Miq dhe familjare me keqardhje ju njoftojme se sot me date 11/08/2021 ka nderruar jete baba jone i dashur Ali Klaiqi. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me dreke”, njofton familja.

Ali Klaiqi është bashkëshorti i aktivistes për të drejtat e gruas, Drita Klaiqi, njëherësh ish-zyrtare komunale për disa vite rresht.

Ata kanë krijuar së bashku një familje të edukuar, e cila përbëhet nga 4 vajza dhe një djalë.

Ali Klaiqi është një intelektual i kohës së rëndë dhe të rëndësishme të aspiriatave të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Përgjatë viteve 1974-2011, deri në pension, punoi si agjent tregtar në Industrinë e Duhanit në Gjilan./Mediafokus.info/