Mbi 1.000 të infektuar me Covid brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima nga COVID-19, derisa numri i rasteve të reja e ka kaluar shifrën 1000.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me virusin Covid-19, nga 6.784 mostra të marra.

Ndërsa, 82 persona janë shëruar nga ky virus.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 112 mijë e 653 raste të infektuara me koronavirus.