Pa koment: Dreri përpiqet t’i shpëtojë flakëve dhe tymit në malin e Tërbunit

Zjarri që ka pushtuar Malin e Tërbunit në Pukë prej ditësh po shkakton dëme edhe në florën dhe faunën e zonës.

Një video amatore ka kapur rastësisht një dre, i cili përpiqet t’i largohet me vrap flakës dhe tymit që kanë pushtuar Tërbunin.

Sakaq dhjetëra kafshë të tjera të egra të malit mendohet se janë djegur nga flakët.