Në Merdare – dy orë, në Dheu i Bardhë – një orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për dalje nga Kosova, varësisht prej pikëkalimit që zgjedhni dhe vendit ku udhëtoni tutje, shkojnë nga 20 minuta deri në dy orë.
Në Merdare janë deri në dy orë, ndërsa kolona është e gjatë 1200 metra. Te Dheu i Bardhë, ku kolona është e gjatë 300 metra, duhet të pritet rreth një orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendje më e qetë paraqitet në pikëkalimet e tjera kufitare.
Në Mutivodë pritjet në dalje janë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikën kufitare në Vërmicë, pritjet janë deri në 20 minuta, ku kolona është 100 metra.

