Spitalet e Zvicrës të mbushur me pacientë nga shtetet e Ballkanit
Rreth 80 për qind e pacientëve në spitalet e Zvicrës, janë nga shtetet e Ballkanit.
«Një pjesë e rëndësishme e të imigruarve, më pak të ndërgjegjësuar për vaksinim, ndodhen të shtrirë në spitale» dipas Zyres federale të shëndetit publik njofton Radio televizioni zviceran mbrëmë në lajmet e orës 19:30.
Ata, në disa raste përbëjnë deri në 80 përqind të të shtrirëve në spital, pjesa më e madhe prej të cilëve vijnë nga Ballkani, thuhet më tutje.
Për këtë, komunitete të ndryshme që jetojnë në Zvicër, hedhin kritika mbi formën e informimit që ka zgjedhur Këshilli federal, duke thënë se popullatat migruese nuk kërkojnë informata në lidhjen e internetit ku Zyra federale i jep njoftimet edhe në gjuhë të popullatave migruese që jetojnë në këtë shtet, dhe për këtë duhet gjetur forma të tjera të informimit të tyre./MLH

