Kujdesi dhe mirëqenia shëndetësore, instrumenti dhe qëllimi i infermierisë
Sabedin Sherifi
Etika perpiqet te shpjegoje problemet morale me potencial konflikti dhe te kontribuoje ne zgjidhjen e tyre. Per te bere kete, ne kemi nevoje te pranojme natyren specifike te aktiviteteve te infermierise dhe karakterin special te rrjetit ne te cilin punon infermieria.
“Kujdesi” ze nje vend qendror ne realitetin e infermierise. Ne teksitn e meposhtem, ju do te lexoni disa ilustrime per zhvillimet ne konceptimin dhe modelimin e kujdesit, qe pasohen nga nje shpjegim per konceptin e mireqenies shendetesore.
Mbani mend qe menyra e veprimit eshte nje menryre etike dhe ne shume vende ekzistojne politika te ndryshme per konceptimin dhe zbatimin si te kujdesit infermier, ashtu edhe te mireqenies shendetesore per pacientet ose klientet.
Ne infermieri, fjala “kujdes” eshte perdorur shpesh per me teper se nje shekull. Por kuptimi, karakteristikat dhe manifestimet e saj jane studiuar shume pak. Nje nga problemet me konceptin e kujdesit eshte se ai nuk ka nje pershkrim fiks ose nje kuptim te vetem. “Kujdesi” eshte nje term me nje kuptim te gjere dhe eshte perdorur me kuptim familjar, kuptim infermier, kuptim mjekesor, nje kuptim edukativ dhe psikologjik.
Nje shpjegim per mungesen e studimeve te thella rreth karakteristikave te kujdesit mund te jete mos vleresimi i kujdesit dhe dhenia e tij ne shoqerine tone. Puna shtepiake e nje gruaje per hater te familjes, qe eshte nje shembull i qarte i kujdesit shendetesor te pakualifikuar, nuk eshte vleresuar lart, veçanerisht ne terma “profesionale” dhe eshte vleresuar pak ne krahasim me punet me pagese. Ky vleresim i ulet i kujdesit zbatohet gjithashtu per infermierine. Infermieria eshte nje aktivitet kujdesi i cili ne mesin e shekullit te 19 e mori origjinen nga kujdesi familjar (kryesisht pergjegjesi e grave).
Gjate shekullit te nentembedhjete, infermieria eshte konsideruar kryesisht nje detyre ditore per grate sesa nje aktivitet profesional. Detyra dhe dashuria dhe jo nevoja per para ose status profesional, ishin ato qe e detyronin infermieren (gruan shtepiake) te kujdesej per pacientin (anetar i familjes). Kujdesimi ishte nje pune vullnetare pa pagese, e cila u lejonte grave te provonin dhe kuptonin ne cdo detaj te ashtuquajturin pune femerore (per femra).
Gjate pjese se pare te shekullit te njezete, dominimi i mjekesise mbi infermierine e gjente shprehjen ne diskutimet per lendet te cilat duhet te mesonin studentet e infermierise. Kjo tregon qe mjeket nuk e vleresonin lart profesionin e infermierise. Mendimi i pergjithshem ishte se sa me shume njohuri te merrnin infermieret, aq me te ditura do te beheshin dhe aq me shume do te ishin te afta te kritikonin.
Mendimi i pergjithshem ishte se infermierja nuk kishte nevoje te dinte shume. Ajo konsiderohej kryesisht si nje person veprues ndersa mendimi i lihej ne dore mjekut. Nje infermiere supozohej te kompensonte mungesen e njohurive teorike duke aplikuar cilesi prinderore si miqesia, kujdesi, vet-sakrifica, modestia dhe bindja. Kujdesi infermier konsiderohej jo si nje ceshtje e njohurive teorike por kryesisht si nje perdorim i pershtatshem i cilesive natyrale.
Gjate viteve te pas-luftes, u rrit dhe forcua se tepermi ndjenja e pavaresise midis infermiereve permiresimi i edukimit te infermiereve. Permiresimi i shpejte i teknologjise dhe punesimi i meshkujve si infermiere e ndyshoi ne menyre graduale imazhin e profesionit te infermierise.
Fillimisht, pavaresisht nga kjo, levizja drejt profesionalizimit nuk çoi ne nje vleresim me te madh te asaj cfare e karakterizonte kujdesin infermier. Infermieret u perfshine ne kerkimet e teknologjise mjekesore.
Modeli i trajtimit mjekesor dhe jo modeli i kujdesit infermier percaktonte ate qe kerkohej nga infermieria. Infermieret u perfshine si asistente mjekesore, duke perforcuar keshtu konceptin se modeli bio-mjekesor i kurimit eshte superior ndaj modelit te kujdesit infermier.
Ne keto vitet e fundit, infermieria e ka ndryshuar ngadale orientimin bio-mjekesor te saj. Zhvillimi dhe zbatimi i modeleve te infermierise dhe teorive te kujdesit, sic eshte teoria e Leininger-it per diversitetin dhe universialitetin e kujdesit transkulturor (17), teoria e Watson-it per kujdesin njerezor (18), dhe teoria e Owen-it e deficitit te vet-kujdesit shendetesor (19), tregojne qe kujdesi eshte nje dimension i vecante i kujdesit shendetesor dhe paralel me trajtimin dhe kurimin.
Ne Shtetet e Bashkuara, zhvillimi i teorive te kujdesit mori nje stimul te rendesishem nga organizimi i konferencave te Kujdesit Infermier Transkulturor, qe filluan me 1973 dhe Konferencave Kombetare te Kujdesit qe filluan me 1975. Nje stimul tjeter i rendesishem eshte themelimi i Qendres se Kujdesit Njerezor prane Universitetit te Kolorados ne vitin 1986, edhe kjo ne Shtetet e Bashkuara, qe u morr me kerkime ne aspektet shkencore, etike dhe praktike te kujdesit njerezor.
Studimi i etikes ka ruajtur tempin me perpjekjet e fundit per te rivleresuar konceptin e kujdesit. Kohet e fundit literatura e konsideron “kujdesin infermier per te tjeret” nje vlere profesionale dhe personale e cila sherben si nje matje normative per veprimet e infermierise. Pavaresisht se interesi per “kujdesin” si nje koncept qendror ne diskutimet etiko-infermiere i perket koheve te fundit, ai (interesi per kujdesin) ka patur nje ndikim te madh ne literature.
“Kujdesi” dhe “kujdesimi” jane terma te paqarte te cilet jane te veshtire per t`u shpjeguar. Kjo eshte arsyeja perse eshte e rendesishme te behen kerkime per nje pershkrim me te sakte (preciz). Ashtu si edhe njohja, puna, shlodhja dhe berja e artit edhe kujdesimi eshte nje aktivitet njerezor i cili eshte thelbesor per te kuptuar natyren e njerezimit. Megjithate, ne kontrast me njohurite, punen, clodhjen dhe artin, kujdesi ka qene subjekt kerkimesh ne menyre jo te rregullt.
Filozofi amerikan Milton Mayeroff eshte nje nga te paktet i cili filloi nje studim te gjere mbi karakteristikat e kujdesit dhe kerkimet e tij sherbejne si nje baze per shpjegime. Ne kemi si qellim te paraqisim disa karakteristika te pergjithshme dhe te natyrshme te kujdesit te cilat mund te zbatohen ne permbajtje te ndryshme, sic jane marredheniet infermierike midis prinderve dhe femijes, mesuesit dhe studentit, burrit dhe gruas, infermieress dhe pacientit/klientit.
Mayeroff-i percakton shtate aspekte te rendesishem te pranise se infermierise:
· Njohurine, Durimin, Besnikerine, Ndershmerine, Modestine, Shpresen, Kurajon.
Dikush i cili kujdeset per nje person tjeter vazhdimisht eshte ne kerkim te kontakteve me kete person dhe mbledhjen e te dhenave per te fituar njohuri rreth situates se tij ose saj. Indiferenca dhe injoranca jane te papranueshme me nje marredhenie te vertete kujdesi ne te cilen te dy partneret kane si qellim vet-zhvillimin e njeri-tjetrit.
Nese deshironi te kujdeseni per dike, ju duhet te jeni te mireinformuar se kush eshte ky person ne te vertete, deshirat dhe nevojat e tij ose saj dhe cfare mund te permiresoje kushtet e jetese se tij ose saj. Ju do te mblidhni informacion rreth potencialit tuaj per plotesimin e nevojave te tjetrit, si per ceshtjet e pergjithshme ashtu dhe per informacione konkrete rreth gjendjes ne te cilen eshte ky person.
I behet reference rendesise te njohurive te pashprehura, intuitive ne procesin e kujdesit. Per shembull, marredhenia e kujdesit midis nenes dhe femijes, vecanersisht gjate femijerise, eshte pothuajse gjithmone e bazuar ne ndjenjat intuitive te te dy individeve. Duke marre ne konsiderate pranine pak a shume te vazhdueshme te infermieres tek pacienti ose klienti, infermierja shpesh sherben si nje marrese e informacioneve te cilat pacienti/klienti i ka te veshtira ti shpjegoje.
Kujdesi per te tjeret perfshin gjithashtu faktin qe ai qe kujdeset tregon durim per marresin e kujdesit. Ju i krijoni personit kohen dhe hapesiren per te zhvilluar nje menyre te balancuar. Megjithate tregimi i durimit nuk do te thote qe te ulesh dhe te presesh derisa te ndodhe dicka. Nga ana tjeter, si nje person qe kujdeset ju mbeteni shume te perfshire ne ato qe perjeton personi tjeter. Duke pershtatur nje menyre durimi, ju tregoni respekt per ate e cila eshte e vecante tek personi tjeter.
Ky durim ne procesin e kujdesit eshte i lidhur me faktin qe ju keni konfidence tek personi tjeter.
Ju e respektoni kete person ne vecantine e tij ose te saj, duke u munduar te mesoni prej tij/saj. Besimi qe ju tregoni per personin tjeter mund te shtoje vet-confidencen e tij ose saj, e cila pastaj mund te kete nje ndikim pozitiv ne procesin e zhvillimit. Ju tregoni pak besim per tjetrin nqs deshironi ta dominoni ose mbroni se tepermi ate, ose nqs ju kerkoni garanci per nje proces kujdesi te suksesshem.
Nje infermiere e cila e shabllonizon nje pacient ose klient nuk ka asnje konfidence tek cilesite pozitive te pacientit. Ajo ne kete rast i pergjigjet me teper nevojave te saj sesa te pacientit. Mos harroni, qe per te patur konfidence te plote tek tjetri ju ne te njejten kohe duhet te kini konfidence tek potenciali juaj. Dyshimet rreth veprimit tuaj personal pengojne angazhimin tuaj ndaj nevojave te personit tjeter.
Ndershmeria gjithashtu eshte e rendesishme per zgjerimin e marredhenies se kujdesit. Ne kete permbajtje, ndershmeria nuk ka te beje me menjanimin e nje menyre te te sjellurit, sic jane genjeshtrat dhe thashethemet, por me pershtatjen e nje menyre te sjelluri e cila soguron mundesine e te qenurit i hapur me veten dhe te tjeret. Gjate kujdesit tuaj per personat e tjere, ju duhet te jeni te pergatitur qe ta konsideroni tjetrin ashtu sic e konsideron veten ai ose ajo dhe jo ashtu sic mund ta pelqeni ju te jete.
Glorifikimi (ngritja ne qiell) e tjetrit si nje personalitet ideal, eshte fatale per zgjerimin e marredhenies se kujdesit, sepse ne nje situate te tille ju nuk jini duke treguar vemendje ndaj problemit aktual te personit. Informacioni i duhur eshte e mundur te mblidhet vetem nqs ju jini te pergatitur te pyesni veten tuaj dhe te tjeret ne nje menyre te ndershme dhe te hapur.
Kujdesi i vertete mund te realizohet vetem nga menyra modeste e te sjellurit. Si nje person qe kujdeset per te tjeret, infermierja duhet te jete e vemendshme per aftesite e saj te kufizuara per te ndihmuar te tjeret. Aspektet biologjike, psikologjike, shoqerore dhe mendore ndikojne ne vendim-marrjen e infermieres: te gjitha keto jane evidenca (fakte) te kufizimeve te saja si nje qenie njerezore.
Ndergjegjesimi mbi keto deficite dhe kufizime ju ben te kerkoni per te mesuar me teper. Nga nje situate me kufizime, ju jeni te sfiduar per te pranuar cdo gje e cila mund te shtoje potencialin tuaj per tu kujdesur. Cdo infermiere e di se asnje situate kujdesi nuk eshte e ngjashme me nje te meparshme. Bile edhe nqs kemi te bejme me nje formulim te ngjashem ose te njejte te problemit per situata te ndryshme, permbajta ne te cilen duhet te arrihet zgjidhja eshte gjithmone e ndryshme.
Kujdesi ka te beje me nje individ ne nje situate reale. Per hir te aspektit unik te permbajtjes se cdo rasti kujdesi, personi qe kujdeset duhet te tregoje modesit gjate punes me te tjeret ne nje menyre te kujdesshme dhe te respektueshme.
Kujdesi eshte i pamundur te kryhet nqs nuk ekziston shpresa per rezultate te mira nga procesi i kujdesit. Sipas kesaj permbajtje, kujdesi as nuk ka te beje me pritjen e rezultateve te paparashikuara as nuk eshte nje shprehje e natyres se kufizuar te gjendjes se tanishme te problemeve ndersa krahasohet me mundesite e se ardhmes. Shpresa eshte me sakte nje shprehje e mundesive te situates se tanishme, duke e pare me syrin e te ardhmes.
Gjate nje marredhenie kujdesi, shpresa nuk duhet te bazohet ne pritjen pasive te dickaje qe po vjen prej diku. Shpresa e merr origjinien tek ndergjegjesimi mbi mundesite, si i personit dhe atij qe kujdeset per te, gje e cila aktivizohet nga veprimi i kujdesit. Per shembull, nje infermiere e cila kryen programet e rehabilitimi per pacientet kardiake e di shume mire qe pa patur shprese per rezultate te mira, perpjekjet e saj rrezikohen te paralizohen nga ndjenja e fatalizmit.
Se fundi, duhet shume kurajo per te mbajtur dike ne nje marredhenie kujdesi. Te kujdesesh per dike ka edhe mundesine e mosaprovimit ose te deshtimit.
Te kujdesesh per te tjeret perfshin rrezikun qe te tjeret te sillen me kokfortesi bile edhe me keq. Ky perfundim negativ, mund ti kaperceje aftesite dhe veprimet e personit qe kujdeset. Ose personi qe kujdeset mund te beje gabime. Te dy keto situata kerkojne kurajo per te pranuar kete rezultat. Gjithashtu kerkohet kurajo per te vazhduar te kujdesesh ne sitata te tilla, duke shpresuar ende per nje rezultat pozitiv.
Mayerhoff ka percaktuar te shtate aspektet e “pranise se infermierise” per te treguar se cfare kerkon ne pergjithesi kujdesimi per te tjeret. Ai perpiqet ta paraqise kujdesin ne formen e tij te plote. Kjo nuk do te thote qe nje infermiere e cila nuk mund te permbushe plotesisht nje ose me shume prej ketyre aspekteve nuk mund te ofroje nje kujdes te mire ose qe nuk eshte infermirere e mire. Infermieret nuk duhet te jene shenjtore.
Pasi ti kini lexuar keto cilesi, ju mund te deshironi ti identifikoni keto tek vetja juaj sepse keshtu mund te pergatiteni me tej ne perpjekjet e veshtira per kujdes te mire.
Mos harroni, se mund te jete e pamundur qe te tregosh ne te njejten mase, te gjitha cilesite e gjetura nga Mayerhoff-i, dhe keshtu mos u deshperoni nese ndjeni se kini zbuluar qe nje aspekt mund te kete qene me i dobet se te tjeret. Ju ndoshta mund te ndjeheni cuditerisht te kenaqur kur te kuptoni se ju i kryeni disa cilesi te kujdesit ne menyre te shkelqyer.
Eshte e veshtire te japesh nje pershkrim te pranueshem per mire-qenien e nje pacienti ose klienti. Mire-qenia e nje pacienti/klienti eshte me teper se mireqenia fizike. Tek praktika e infermierise, aspektet fizike jane te paret sepse ato ne pergjithesi shprehen qarte me ane te ankesave ose problemeve me te cilat ndeshet infermierja. Pervec kesaj ka nje shtim te besimit se mire-qenia, te qenit i shendetshem ose i semure, ka nje kuptim me te gjere se te paturit ose jo te nje ankese shendetesore. Nje trajtim i plote i kujdesit shendetesor tregon kujdes ndaj aspekteve fizike, nderpersonale, shoqerore, psikologjike, etike dhe fetare te njerezimit.
Aspektet e ndryshme te mire-qenies per nje pacient jane si me poshte:
· Mireqenia fizike: Ne jemi qenie organike dhe kemi nevoje per objekte materiale per te qene te gjalle nga ana fizike. Keshtu permiresimi i potencialit fizik te pacientit ose klientit ndikon ne mase te madhe ne mire-qenien personale te atij ose asaj. Per kete arsye, detyra e pare per nje infermiere, eshte te mirembaje dhe permiresoje gjendjen fizike te pacientit ose klientit. Me “fizike” ne nuk mendojme nje pjese te vecante te vetes tone. Ne te kundert, ajo eshte nje pjese e rendesishme e natyres. Dicka qe ndikon tek trupi ndikon tek i gjithe personi – mendoni si ndikon tek ju nje dhimbje dhembi. Dhembja e dhembit mund te terheqe te gjithe mendimin dhe ndjenjat tuaja.
· Mireqenia nderpersonale: Kontakti me te tjeret ju ben te ndjeheni njerezor. Kontakti me njerezit te cilet te ofrojne ndjeshmeri dhe siguri eshte thelbesor per tu bere nje qenie njerezore e dashur. Kjo hapje ndaj njeri-tjetrit tregohet me mire nga marredheniet midis prinderve dhe femijeve, vellezerve dhe motrave, midis miqve dhe te dashuruarve. Keto marredhenie mund te karakterizohen duke perdorur konceptin “ndermjetes”. Arsyeja qe ekziston kjo marredhenie eshte per shkak te personit tjeter, i cili eshte vleresuar per natyren specifike te qenies se tij ose saj. Eshte e rendesishme per infermieret ta paraqesin veten e tyre tek te tjeret dhe te konfirmohen nga njerezit e tjere. Ne kete respekt, eshte i rendesishem nje ambient pune i mire. Per sa kohe qe sjellja kundrejt pacientit/klientit eshte nje preokupim, bisedimi dhe komunikimi me pacientin ose klientin, nuk mund te quhet humbje kohe.
· Mireqenia shoqerore: Pacienti/klienti, si nje njeri, gjithashtu eshte pjese e nje grupi shoqeror, institucioneve dhe strukturave te tij. Si fqinje ne duhet te organizojme menyren ne te cilen ne te jetojme se bashku, bashkepunojme dhe shperndajme mjetet dhe burimet. Sistemi i kujdesit shendetesor eshte nje shembull i mire i nje organizimi te tille sepse ai praqet nje perpjekje te perbashket te drejtuar per realizimin e nje qellimi kolektiv: kujdes shendetesor per te gjithe. Megjithate, ka nje tension potencial midis mire-qenies individuale dhe kolektive, per shembull gjate diskutimit rreth shperndarjes se burimeve te kujdesit shendetesor. Infermieret perballen me pyetjen se si ti shperndajne mundesite te tyre te kufizuara per shume njerez te cilet kerkojne kujdes infermier.
· Mireqenia psikologjike: Cdo qenie njerezore ka temperamentin e vet, perceptimin personal dhe qellimet individuale. Cdo njeri zhvillohet sipas nje personaliteti unik. Zhvillimi i karakteristikave personale dhe talentit eshte i rendesishem per zhvillimin e pergjegjesive, profesioneve dhe specialiteteve te ndryshme ne komunitet, pa te cilat kumuniteti nuk mund te beje. Ne infermieri, e vecanta e cdo pacienti ose klienti duhet te mbrohet sa me shume qe te jete e mundur. Infermierja eshte nje deshmimtare sesi zbatohen rregullat e pergjithshme dhe terapeutike ne cdo individ njerezor. Kujdesi mund te kete dinjitet vetem kur pershtatet vazhdimisht ndaj situatave specifike te pacientit ose klientit. Roli i infermieres nuk eshte te ndihmoje pacientin ose klientin te kete nje pozicion ose situate ne te cilen ajo do te
deshironte qe te ishte pacienti, ose te cilen ajo do ta konsideronte te deshirueshme dhe per te cilen ja vlen te kujdesesh. Ndihma e ofruar duhet te jete e bazuar ne dicka. Jo ne kuptimin te cilin infermierja i jep jetes se saj, por ne kuptimin qe ka ose mund te kete pacienti ose klienti. Eshte nje perpjekje per mire-qenien e pacientit ose klientit sipas mendimit te tij ose saj.
· Mireqenia etike: Ne te njejten kohe, nje person duhet te konsiderohet si nje subjekt etik. Nje person nuk eshte nje subjekt material dhe kurre nuk mund te konsiderohet ose trajtohet si nje send. Vlera e qenieve njerezore mbi sendet eshte se njerezit jane te afte te bejne zgjedhje dhe te veprojne ne nje menyre te lire dhe te pergjegjshme.
Keto fuqi intelektuale duhet te respektohen gjithmone ne sistemin e kujdesit shendetesor. Kapaciteti i pacientit ose klientit duhet te respektohen sa me shume qe te jete e mundur keshtu qe do ekzistoje informacioni i mjaftueshem per marrjen e vendimeve ne lidhje me gjendjen shendetesore te tij ose saj. Te qenit i semure, megjithate, ndonjehere e pakeson kete kapacitet dhe eshte ne dore te infermieres te mbeshtese sa me shume te jete e mundur pacientet, duke u ofruar atyre mundesine te marrin vendime si individe etike, ne baze te perparesive te tyre personale.
· Mireqenia shpirterore: Qenia njerezore eshte nje njesi filozofike dhe fetare. Ne nivelin me te thelle te ekzistences se tyre, njerezit ndiejne se ata terhiqen dhe orientohen drejt nje permbajtjeje te kuptimte te jetes. Ne arsyetimin se cfare eshte dinjitoze ne nje situate te caktuar, shpesh njeriu do te apeloje me ndegjegje ose jo, per bazen e ekzistences se tij. Kjo baze mund te jete e lidhur me disa ideologji. Fakti qe cdo qenie njerezore eshte e zhytur ne nje permbajtje filozofike te caktuar, fetare ose jo, i jep atij ose asaj te drejten per lirine e mendimit, por vetem me kushtin qe ai ose ajo si shperblim te tregoje respekt per besimet filozofike te njerezve te tjere.
Pyetja e kuptimit vjen sidomos ne momentet e dhimbjes, semundjeve dhe vuajtjeve. Ai ndryshon nga pergjumja deri ne nje prani teper intensive. Infermieret duhet te respektojne besimet filozofike dhe fetare te pacienteve/klienteve te tyre. Megjithate detyra e zakonshme e infermieres gjithashtu nenkupton qe ato mund te praktikojne filozofine e tyre te jetes. Kujdesi i treguar ndaj pyetjeve filozofike te pacienteve/klienteve dhe perpjekjet per tju pergjigjur atyre ne nje menyre dinjitoze do te thote nje pasurim i marredhenies midis infermiereve dhe pacienteve.

