Rastet e reja me Covid – në ulje, vdekjet – në rritje
Numri i rasteve të reja me koronavirus në të gjithë botën, për herë të parë në rreth dy muajt e fundit, është në ulje me një normë prej rreth 3%. Ndërsa numri i vdekjeve është rritur për 2%.
Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në Gjenevë, që datojnë deri të dielen më 29 gusht, janë vërejtur mbi 4.3 milionë infeksione të reja.
Rastet janë në ulje në të gjitha rajonet, pos në atë të Paqësorit Perëndimor. Në Evropë, ulja e rasteve është 1%. Megjithatë kjo kishte gjithsej rreth 1.2 milion raste të reja.
Sa i përket rasteve të të vdekurve, për vetëm një javë, diku rreth 67,000 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e pandemisë.
Viktimat llogariten të ishin më pak se 20% në një pjesë të Azisë, por numri i tyre ishte në rritje për 16% në Paqësorin Perëndimor dhe shumë më shumë në Evropë.
Gjithsej, rreth 4.5 milionë njerëz kanë vdekur të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ndësa më shumë se 215 milionë njerëz janë infektuar, përcjellin lajmin mediat zvicerane sot. /MLH

