Shtretërit në kujdesin intensiv janë mbushur, thirrje për vaksinim urgjent
Spitalet e Cyrihut po japin këmbanat e alarmit në lidhjen me mbushjen e shpejtë dhe të lartë të sektorëve të tyre në kujdesin intensiv.
Popullsia e pavaksinuar duhet të vaksinohet kundër Covid-19 urgjentisht në mënyrë që të arrijmë të mbajmë situatën nën kontrollë, përcjellin sot këtë lajm mediat zvicerane.
Shtretërit e spitaleve të Cyrihut janë 90% të zëna nga pacientët me sëmundje të Covid-19. Këto shifra janë të lidhura me situatën e valës të fundit e cila po i ofrohet shifrave të dimrit të kaluar, më shumë se sa pritej, ka thënë federatën e spitaleve të Cyrihut në një komunikatë për shtyp. Kjo po ndodhë pikërisht pse ka shumë pacientë me Covid-19 që nuk janë vaksinuar.
Kjo federatë fton të gjithë të pavasinuarit që të vaksinohen urgjentisht duke shtuar se «vaksinimi është mënyra e vetme për të shmangur ashpërsinë progresive të sëmundjes dhe mbingarkesën e sektorit shëndetësor» tha Christian Schär, president i federatës.
Krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë, pacientët që arrijnë në spitale janë më të rinjë. Ata tani gjithashtu qëndrojnë më gjatë në spital (midis dy dhe katër javë) në krahasim me pacientët e tjerë që trajtohen në kujdesin intenziv. Përveç kësaj, pasojat që i bashkangjiten pacientëve nga kjo sëmundje janë më shqetësuese./MLH

