Genta Ismajli: Jemi më të gjallë kur dashurohemi

Genta Ismajli është çdo ditë e më shumë e dashuruar me biznesmenin turk, Usta. Këtë, këngëtarja e tregon me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, Genta publikoi një foto me Ustan, ku tregon dashurinë me një dedikim për të, derisa zbulon edhe arsyen pse ra në dashuri me biznesmenin turk.

“Ishte mënyra se si ti qeshe… e dija se e doja që në jetën time.. të dua bebi”- ka shkruar ajo.

Pak kohë më parë në një intervistë, Genta pranoi se ra në dashuri me shikim të parë me Ustan, pasi u takuan në një restorant turk.

Çifti po shkon drejt martesës dhe Genta ka shprehur dëshirën për t`u bërë nënë së shpejti.

Genta Ismajli është këngëtare shqiptare me origjinë nga Gjilani, e cila bashkë me familjen ka migruar në Amerikë.

Genta e ka ndërtuar karrierën e saj në relacionet SHBA-Kosovë./mediafokus