Në Zvicër, çdo i katërti pacientë në kujdes intensiv nuk mbijeton
Një në katër pacientë të vendosur në kujdes intensiv për shkak të Covid-19 nuk mbijeton në Zvicër, thuhet sipas llogarive të “NZZ am Sonntag”, bazuar në të dhënat nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Midis dhjetorit 2020 dhe gushtit 2021, 1,055 persona të infektuar me SARS-CoV-2 u pranuan në kujdes intensiv. Nga ky total, 287 vdiqën nga sëmundja në fjalë.
Sipas grupmoshës, 51% e njerëzve ishin mbi 80 vjeç të cilët vdiqën dhe 39% e atyre të moshës 70-79 vjeç. Sa më i ri të jetë pacienti, aq më të mëdha janë shanset për të mbijetuar, përcjellë lajmin TdG sot./MLH

