Kamioneta aksidenton për vdekje motoçiklistin
Një motoçiklist në Suharekë është aksidentuar për vdekje nga një kamionetë, njofton policia e Kosovës.
Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).