Vaksinimi në Francë – i detyrueshëm nga e mërkura
Detyrimi i vaksinës Covid-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor hyn në fuqi nga e mërkura në Francë, një masë kjo që ka të bëjë me 2.7 milionë njerëz, ku një pakicë mbetet fuqimisht kundër.
Spitalet, shtëpitë e pleqve, kujdestarët privatë, ndihmësit e shtëpisë, zjarrfikësit, ndihmësmjekët, për të vazhduar praktikën, të gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor u kërkohet të marrin të paktën një injeksion të vaksinës së koronavirusit para së mërkures, 15 shtator.
Dy muaj pas ultimatumit të vendosur nga Presidenti Emmanuel Macron, një pakicë e konsiderueshme nuk ka hyrë në skemën e vaksinimit.
Sipas raportit të fundit të autoriteteve, që nga 7 shtatori, pak më shumë se 88% e punonjësve shëndetsorë kishin marrë të paktën një dozë në spitale dhe shtëpi pleqsh, gati 94% në mesin e profesioneve liberale.

