Italia dëshiron të përgjithësojë kushtin për çertifikatën Covid në të gjitha vendet e punës

Qeveria italiane po përgatitet të përgjithësojë detyrimin e paraqitjes së çertifikatës Covid-19 në vendin e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, sipas një drafti të paraqitur mbrëmjen e së enjtes në Këshillin e Ministrave.

“Qeveria është e gatshme të përshpejtojë paraqitjen e çertifikatës shendetësore (…) Ne po shkojmë drejt detyrimit të lejes së çertifikatës Covid-19, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat”, deklaroi ministrja e Çështjeve Rajonalem Mariastella Gelminim në Radio Mikrofon Rai.

Nga 15 tetori “kalimi jeshil”, emri i dhënë në Itali për çertifikatën Covid-19 , do të kërkohet në të gjitha vendet e punës, një pajisje e cila përjashton kështu vetëm pensionistët, amviset burra e gra dhe të papunët, sipas mediave italiane.

Objektivi i kësaj mase është që të rrisë shkallën e vaksinimit sa më shumë që të jetë e mundur para fillimit të ftohjes së motit, gjë që rrezikon të nxisë një ringjallje të infeksioneve.

Në këtë pikë, gati 75% e popullsisë mbi moshën 12-vjeç është e vaksinuar, ose 40.46 milionë njerëz.

“Vaksina është arma jonë unike kundër Covid,” tha Mariastella Gelmini.

Italia ishte vendi i parë evropian që u prek seriozisht nga pandemia e cila vrau më shumë se 130,000 njerëz në gadishull dhe në vitin 2020 çoi në recesionin më të rëndë që nga periudha e pasluftës.