Vëllai ther me thikë vëllanë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka therur me thikë vëllain e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia gjatë bastisjes në banesën e tyre kanë gjetur substanca narkotike marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij. Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuana”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.