Më shumë se 4.7 milionë vdekje nga Covid-19 në të gjithë botën

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi Covid-19 ka vrarë të paktën 4,740,525 njerëz në mbarë botën, që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas raportit të fundit të AFP.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur si për nga numri i rasteve, ashtu edhe për vdekjet (687,751 vdekje).

Vendet tjera më të prekura janë Brazili (594.200 të vdekur), India (446.918), Meksika (275.303) dhe Rusia (203.900).

OBSH vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e lartë, të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë.