Ja ku mund të pini kafe pa dëshmi vaksinimi

Masat e reja kundër pandemisë obligojnë gastronomët t`i zbatojnë ato gjatë punës me klientelë.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës,njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit.

Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë:

  • Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19
  • Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve)
  • Testin e shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë

Kurse për shfrytëzimin e terasave, nuk nevojitet ndonjë nga këto dëshmi që u ceken më lart.