Avokati: Shqiptarët s`kanë pse shqetësohen, sepse e kanë Amerikën
Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se shqiptarët kanë dy shtete në Ballkan dhe i treti po lind në Maqedoni.
Në një intervistë për televizionin ATV në Prishtinë, ai ka thënë se deri më tani janë regjistruar 47 për qind shqiptarë në Maqedoni, duke aluduar se do bëhen 54 për qind.
Ai ka thënë se shqiptarët duhet të thellojnë aleancën me SHBA-të për të prosperuar akoma më shumë në rajon.
Duke komentuar gjendjen në veri të Kosovës, Ngjela ka thënë se shqiptarët nuk kanë opse të shqetësohen, sepse e kanë Amerikën.

