Pamje nga aksidenti në Veternik, vetura godet pesë këmbësorë

Më 27 shtator 2021 kishte ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në Veternik, ku një veturë kishte goditur pesë këmbësorë.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e këtij aksidenti të rëndë, të kapura nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur vetura godet këmbësorët.