Ky ishte shkaktari i zjarrit në Spitalin e Tetovës ku vdiqën 14 persona
Prokuroria Themelore e Tetovës ka dalë me raportin preliminar për shkakun e zjarrit që shpërtheu më 8 shtator në Spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 persona.
Në raport thuhet se zjarri shpërtheu nga një kabllo vazhduese, ku ishte vendosur defibrilatori – pajisje për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak.
“Mbinxehja e kabllos shkaktoi zjarrin në kutinë ku ishin të lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Prokuroria njoftoi po ashtu se po vazhdon të hetojë edhe shkaktarë tjerë të mundshëm dhe shtoi se pas mbledhjes së të gjitha provave verbale dhe materiale, pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, do të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

