Sokol Haliti shpalos pikat e programit të tij për gratë, bujqit dhe rininë
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër qeverisës, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë, ku ka prezantuar prioritetet e programit të tij.
‘Gjatë këtyre ditëve, i njoftuam qytetarët me prioritetet tona gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, por assesi nuk e kemi harruar një degë të rëndësisë së madhe në Viti, bujqësinë. Këtu i gjeni disa nga pikat kryesore të programit për 4 vitet e ardhshme, për bujqit dhe fermerët.

Së bashku me kandidaten për asamble komunale, Arta Ajeti vazhduam takimet me gratë e qytetit të Vitisë. Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme të cilat do të avancojnë çështjet e gruas në përgjithësi.

Së bashku me kandidatët tonë për asamble komunale, Majlinda Ostrogllava dhe Ilir Zuka, në listën e LDK-së, sot takuam gratë e Pozheranit. Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, të cilat do të vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt e kujdes’.

Takim së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Marigona Avdiu dhe rininë e Ramnishtes, krah i yni edhe për 4 vitet e tjera. Foto që nuk do fjalë, ashtu si edhe ne do bëjmë, vetëm vepra!
Bashkë për të rinjtë, për një Viti që ofron kushte pune. Faleminderit përzemërsisht! – ka thënë Haliti.

