Sali Berisha godet rëndë Hashim Thaçin, i referohet si Miladin Popoviqi shqipfolës

Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, njëherësh themelues i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka goditur rëndë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Përmes profilit të tij në Facebook, Berisha e ka publikuar një fotomontazh, në të cilën duken dy presidentë, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandër Vucic i Serbisë, transmeton Mediafokus.info.

Përpos kësaj, Berisha është kthyer shumë dekada me herët dhe Thaçin e ka krahasuar me udhëheqësin serb të rajonit të Drenicës, Miladin Popoviq.

“Miladini shqipfolës”, ka shkruar Berisha në këtë fotomontazh, transmeton Mediafokus.info.

Sa për t’ua rikujtuar lexuesve, Miladin Popoviq ka qenë njëri nga udhëheqësit komunistë në rajonin e Drenicës, i cili është vrarë në zyrën e tij në Prishtinë, në vitin 1945.

Sipas historianit të njohur botëror, Noel Malcolm, organizatori i kësaj vrasje ishte një kapiten partizan, kurse motivi duhet të ketë qenë, sa individual, aq edhe politik.

Me gjasë, kjo është goditja më e madhe e njërit nga eksponentët kryesor të Shqipërisë në tre dekadat e fundit për presidentin Thaçi, i cili në kohën e luftës ka qenë drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./MediaFokus/