Sokol Haliti: Arsimi dhe sporti, dy prioritete në programin tim për 4 vitet e ardhshme

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, në programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme, rëndësi të veçantë i ka kushtuar arsimit dhe sportit.

‘Prioritet i punës në fushën e arsimit do të vazhdojë të jetë rritja e cilësisë së arsimit. Bashkë do ta ndërtojmë Vitinë e re’ – ka shkruar Haliti.

Haliti ka takuar edhe klubin e Futsallit dhe ka premtuar përkrahje për djelmoshat e KF ‘Vitia’ sikurse edhe për të gjithë sportistët tjerë.

‘Në përkrahje të Klubit të Futsallit “Vitia”, i cili sivjet u inkuadrua në Superligën e Kosovës. Këta djem këmbëshpejtë e të disiplinuar, do të vazhdojmë t’i përkrahim pa rezervë, ashtu siç kemi përkrahur dhe do t’i përkrahim edhe klubet tjera sportive. Vitia gjithmonë i ka dhënë vendit dhe jo vetëm, sportistë të dalluar, me të cilët mburremi. Suksese!’, ka shkruar Sokol Haliti.

Haliti ka vizituar edhe klubin e femrave ‘Presing’, ku ka thënë se Vitia ndihet krenare me sportistet e saj.

‘Në përkrahje të të gjithë sportistëve! Sot, me KFF Presingun një shembull i mirë i integrimit të gjinisë femërore dhe motiv për vajzat e reja për të filluar ose për të vazhduar edhe më tutje me sport.
Talenti në këtë komunë nuk mungon dhe ne mburremi me dy përfaqësueset e këtij klubi në kombëtaren e Kosovës. Komuna jonë është krenare me ju!’, ka shkruar Haliti.