Çobani gjendet i vdekur në fushat e Selenicës

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Hysoverdh në Bashkinë e Selenicës.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se çobani 64-vjeçar u gjet në një parcelë toke.

Sipas burimeve mendohet se ai kishte probleme me zemrën. Policia është lajëmruar nga persona të tjerë dhe aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes. (foto arkiv)