Pushka e Hasan Alisë dorëzohet në Muzeun e Gjilanit
Njëra nga pushkët e Hasan Alisë, kaçakut të fundit për lirinë e Kosovës, që u ruajt me fanatizëm nga një mik besnik i tij, prej sot do të jetë pjesë e Muzeut të Gjilanit.
Pushka e Hasan Alisë do të ekspozohet për publikun nga ora 10:00, bashkë me pushkën e Hoxhë Lipovicës, e dhuruar kohë më parë…
Muzeu Etnografik po i bashkon pushkët e trimave të kësaj ane, krismat e të cilave janë paraprijëse të kësaj lirie, si gjakim e flijim brezash në shekuj. /Mediafokus.info

