Përleshen mes vete mësuesja e historisë dhe ajo e letërsisë

Drejtoresha e një shkolle është shkakruar nga detyra shkaku i përleshjes mes dy mësueseve, njëra e historisë dhe tjetra e letërsisë.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë pranë ambienteve të shkollës dhe në konflikt fizik u përfshinë dy mësueset Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie.

Mësueset morën me vete edhe të afërmit, ku për pasojë mbeti i plagosur një familjar i njërës prej tyre.

Pasi kishin shkëmbyer debate verbale, sherri degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta dhe karrigeve.

Për ngjarjes u arrestua Edmond Faja, 39 vjeç, pasi ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ministria e Arsimit, më herët vendosi pezullimin e dy mësueseve të gjimnazit ‘Andon Zako Çajupi’ në Tiranë nga detyra.