Një grua afgane qëllon me thikë një person në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shëngjinit, ku një afgane ka plagosur me thikë një burrë.

Panorama.al bën me sije se një grua afgane ka qëlluar me thikë një shtetas tjetër me kombësi afgane.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Nuk dihet ende gjendja shendetësore e të lënduarit, ndërkohë që po pritet një deklaratë zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.