Rrokulliset traktori me dru, humb jetën 53-vjeçari nga Shurdhani i Gjilanit

Një 53-vjeçar në fshatin Shurdhan, komuna e Gjilanit, ka humbur jetën në orët e mbrëmjes, si pasojë e rrokullisjes së traktorit të ngarkuar me dru, të cilin ai ishte duke e drejtuar.

Rastin e ka konfirmuar për Mediafokus.info zëdhënësi rajonal i policisë në Gjilan, toger Ismet Hashani.

“Njesiti policor i Policisë së Kosovës në Gjilan, sot pasdite rreth orës 17:00 ka pranuar një informatë se në fshatin Shurdhan, komuna Gjilan, një traktor i ngarkuar me dru është rrokullisur. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është gjetur se traktori i ngarkuar me dru, është rrokullisur dhe si pasojë e këtij rasti pa shenja jete është gjetur drejtuesi i mjetit, i moshës rreth 53-vjeçare. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion. Hetimet rreth rastit janë duke i udhëheq hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Hashani.

Mediafokus merr vesh se i ndjeri është M.Z., nga fshati Pidiq./Mediafokus.info/ (foto arkiv)