Vdes në QKUK një shtetas gjerman
Një shtetas gjerman ka ndërruar jetë në QKUK. Rasti është hapur për hetim nga policia e Kosovës.
QKUK Prishtinë 29.10.2021 – 08:25. Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

