Therret me thikë një person në Mitrovicë, vdes në QKUK
Një person nuk ka mundur të mbijetojë plagët e thikës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në QKUK. Rasti është cilësuar ‘vrasje’ derisa personat e dyshuar ndodhen në arrati dhe po kërkohen nga policia.
Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv)

