Këta ishin 5 deputetët e Gjilanit që patën fatin ta nënshkruajnë Deklaratën e Pavarësisë
Në Parlamentin e Kosovës, Gjilani është përfaqësuar me numër jo gjithmonë të njëjtë të deputetëve. Nga zgjedhjet e vitit 2007 ka dalë me pesë mandate.
Por, kush ishin këta pesë deputetë të regjionit të Gjilanit në këtë legjislaturë, pakkush nga ju e mbani mend, ndërsa brezi i ri mund edhe të mos ketë fare njohuri.
Gazeta online Mediafokus.info ju ri-sjellë në kujtesë emrat e deputetëve:
Lutfi Haziri, Fatmir Rexhepi (LDK), Hydajet Hyseni (PDK) Dritë Maliqi (LDD) dhe Ahmet Isufi (AAK).
Këta deputetë kanë pasur fatin të jenë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Përndryshe, qytetarët e Gjilanit kishin pritur më shumë mandate në Parlamentin e Kosovës, por edhe ky numër ishte i kënaqshëm.
Lista e deputetëve ka mundur të pësojë ndryshime më vonë, shkaku i përfshirjes së ndonjërit prej anëtarëve të Parlamentit në qeveri, ose lëvizjeve tjera./Mediafokus.info/


