Ndahet nga jeta profesori i anglishtes, Naim Shaqiri

Sot në Gjilan, nga një atak kardiak, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare profesori i gjuhës angleze dhe aktivisti politik Naim Shaqiri.

Naimi ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve politike dhe kombëtare që prej rinisë së hershme.

Ai është shquar për adhurimin e tij ndaj natyrës, shtazëve dhe kulturës./mediafokus.info