‘I godita sepse më ngacmonin motrën 14 vjeçe, i jepnin alkool dhe narkotikë’
24-vjeçari Ardit Hida po akuzohet për një vrasje dhe një plagosje, të dy këta vëllezër. Ai u arsyetua para gjyqit se i ka goditur viktimat sepse ia ngacmonin motrën 14-vjeçe.
Gjykata e Elbasanit e ka lënë në burg 24-vjeçarin Ardit Hida, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të Florenc Kovaçit dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit, Mikel Kovaçin.
Panorama bën me dije se gjyqtarja Miranda Çekrezi ka pranuar kërkesën për masën e arrestit me burg të prokurorit Ritvan Sukaj.
Mësohet se vetë autori i dyshuar ka pranuar krimin në gjykatë dhe ka deklaruar se i ka goditur për shkak se dy vëllezërit sipas tij i ngacmonin të motrën 14-vjeçare.
“I godita sepse më ngacmonin motren 14 vjeçe. I jepnin alkool dhe lëndë narkotike. Në momentin që i takova me ofedfuan rëndë, u krkova të mos kishin kontankte me motrën time“, mësohet të jetë shprehur në gjyq Ardit Hida. (foto arkiv)

