Policia jep detaje nga vrasja në Gjilan: Në vendngjarje u gjet marihuanë dhe një pistoletë
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Arbëria në Gjilan, ku një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është gjetur substancë e dyshuar narkotike si dhe një pistoletë.
Për vrasjen që tronditi Gjilanin, Policia e Kosovës ka dal me detaje shtesë, duke njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“VRASJE E RËNDË – Gjilan, 08.11.2021 – 20:40. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar. Ndërsa në vendin e ngjarjes, është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona”, ka bërë të ditur policia.

