5 të vdekur gjatë 24 orëve në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3498 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 573 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 qytetarë në Shqipëri, të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 458 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.