Shembet muri, mbetet i vdekur një person
Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova
“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person”, ka thënë Rugova.
Sipas tij, personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

