Ndërron jetë ish-gazetari i RTP-së, Ukshin Zajmi

Në Gjilan ka ndërruar jetë sot në moshë  70-vjeçare gazetari Ukshin Zajmi.

Lajmin për vdekjen e Ukës, e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ukshin Zajmi ka punuar për disa vite gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP), derisa pushteti i dhunshëm serb i dëboi shqiptarët nga mediumi publik.

Duke qenë i dashuruar në profesionin e gazetarisë, pas largimit nga RTP, Ukshini ka punuar e bashkëpunuar me gazeta, revista e mediume të ndryshme, përfshirë edhe televizionin lokal TV MEN.

Për shkak të angazhimeve të tij në strukturat e mbrojtjes civile, në vitin 1994 ishte arrestuar dhe dënuar me katër (4) vite burgim nga pushteti serb.

Ky është njoftimi që kanë dhënë të afërmit e tij:

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin dhe shokët se para pak çastesh u nda nga jeta Ukshin Zajmi, duke na lënë thellë të pikëlluar”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se për kohëni e varrimit do të njoftoheni me kohë./mediafokus.info