COVID: 12 raste të reja, nuk ka të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje me koronavirus, ndërkohë që 12 raste kanë rezultuar pozitive. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.

Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.

Në total numri i rasteve aktive është 323.