Policia do t`i shtojë masat në lokacionin e argjendarëve për të parandaluar vjedhjet
Komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan, Major Agim Lipovica, me stafin e tij të lartë, ka pritur në takim një grup të pronarëve të argjendarive të Gjilanit, njofton zyra për informim.
Në takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në qytetin e Gjilanit, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë rreth dyqaneve të argjendarive në Gjilan, në parandalim të incidenteve kriminale, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.
Major Agim Lipovica i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia ka hartuar “planin operativ” me masa të shtuara të policisë në terren dhe prezenca e policisë në parandalim veçanërisht në orët e mbramjes, me qëllim që preventiva të jete me e shtuar rreth lokacionit të argjentarive.
Edhe përfaqësuesit e argjendarive u zotuan se do të ndërmarin masa të shtuara në dyçanet dhe përreth tyre si me kamera të sigurise, alarme të zëshëm dhe forma tjera të sigurisë.
Me këtë rast, ftohen qytetarët për bashkëpunim, që për çfardo informacioni, që mund të çon në një rast kriminal, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 apo numrit emergjent 112.
Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë.

