Dy persona pësojnë lëndime në vendin e punës

Dy persona në Gjakovë kanë pësuar lëndime trupore në vendet e tyre të punës. Rastet janë cilësuar nga policia ‘asgjasim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezik i sigurisë në vendin e punës’.

Rr. Casper Karaqi, Gjakovë, 25.11.2021 – 09:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një kompani ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është intervistuari i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë, 25.11.2021 – 21:10. Viktima mashkull kosovar punëtor, ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Pas tretmanit viktima është liruar. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).