Tronditëse: 35-vjeçarja hidhet nga pallati me fëmijën 1-vjeç
Qyteti i Vlorës u trondit pak minuta më parë nga një gjest ekstrem i një shtetase, që në rrethana ende të paqarta është hedhur nga pallati ku banonte, së bashku me fëmijën e saj 1-vjeçar, raporton A2CNN.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ndërkohe që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 35-vjecaren e identifikuar si Pamela Mërtiri në këtë vendim.
E ëma dhe e bija u transportuan në spitalin e qytetit, por nuk i shpëtuan dot plagëve, duke ndërruar jetë.
Viktima sipas autoriteteve banonte në Tiranë, por ishte me origjinë nga Vlora.
Sipas dëshmitarëve, gruaja dhe fëmija janë hedhur nga kati i pestë i pallatit, ndërkohë që sipas tyre nuk banonte në pallatin ku është hedhur.

