Rrokulliset traktori, humb jetën drejtuesi i tij
Një person ka humbur jetën nga rrokullisja e traktorit. Rasti është cilësuar ‘vdekje aksidentale’.
Kamenicë 27.11.2021 – 11:31. Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale pasi është rrokullisur me traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit kufoma u është liruar familjarëve. (foto arkiv)

