Gjenden të vdekur dy persona në Prishtinë dhe Suharekë

Dy persona, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Suharekë janë gjetur pa shenja jete, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 05.12.2021-15:47. Viktima kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

“Suharekë, 05.12.2021-09:28. Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.